Në mbledhjen e tij të datës 13 janar 2021, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e programit të punës së Këshillit Mbikëqyrës

Këshilli Mbikëqyrës analizoi veprimtarinë e tij për vitin 2020 dhe miratoi programin e punës për vitin 2021, së bashku me kalendarin e mbledhjeve që do të zhvillojë gjatë këtij viti.

Ky kalendar do të publikohet në faqen tonë të internetit www.bankofalbania.org.

  • Dhënien e miratimit paraprak për zotërimin e 100 për qind të kapitalit aksionar të Bankës Alpha Albania sh.a. nga Alpha International Holdings Single Member S.A., Greqi'

Në bazë të këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës miratoi dhënien e miratimit paraprak për zotërimin e 100 për qind të kapitalit aksionar të Bankës Alpha Albania sh.a. nga Alpha International Holdings Single Member S.A., Greqi'.

Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2020, ndërmori një tërësi masash për shkak të situatës pandemike COVID-19, që lidheshin me ndryshime rregullative dhe vendimmarrje të saj mbi administrimin e rrezikut të kredisë, të procesit të ristrukturimit dhe provigjionimit të kredisë, të administrimit të rrezikut që rrjedh nga ekspozimet e mëdha, dhe për pezullimin e shpërndarjes së fitimeve të akumuluara dhe atyre ushtrimore.

Në këtë mbledhje u miratua shtyrja në kohë e disa masave, përkatësisht:

  1. shtyhen efektet e pikës a) të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 33, datë 28.05.2020 për mënyrën e klasifikimit dhe provigjionimit të kredive të ristrukturuara deri në datën 31 mars2021. Kështu kreditë e ristrukturuara deri në 31 mars 2021 mund të ruajnë të njëjtin klasifikim dhe provigjioninim me ato para provigjionimit;
  2. data e hyrjes në fuqi të vendimit nr. 53, datë 02.09.2020 'Për disa ndryshime në rregulloren 'Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave'', shtyhet në datën 1 Janar 2022; si dhe
  3. pezullohet shpërndarja nga ana e bankave të fitimit të vitit 2020 dhe të fitimit që do të realizohet gjatë vitit 2021, deri më datë 31 dhjetor 2021.

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

Attachments

  • Original document
  • Permalink

Disclaimer

Bank of Albania published this content on 13 January 2021 and is solely responsible for the information contained therein. Distributed by Public, unedited and unaltered, on 13 January 2021 15:43:08 UTC