Ditën e mërkurë, datë 27.01.2021, ora 14:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt 'Për miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit 'Për bashkëpunim reciprok në kuadër të rregullimit dhe mbikëqyrjes së tregjeve financiare jobankare', ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Mbikëqyrëse të Shërbimeve Financiare Kroate';
  4. Projekt 'Për miratimin e rregullores 'Për funksionimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive të themeluara në Republikën e Shqipërisë, nga shoqëritë administruese të fondeve dhe depozitarët';
  5. Projekt 'Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar 'Sigal'';
  6. Projekt 'Për regjistrimin e akt-ofertës të shoqërisë, për ofertën e obligacioneve';
  7. Projekt 'Mbi miratimin e riemërimit dhe emërimin e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit 'Eurosig' sh.a.';
  8. Projekt 'Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit 'Albsig' sh.a.';
  9. Projekt 'Mbi miratimin e emërimit të një anëtari të Bordit drejtues të shoqërisë së sigurimit 'Sigma Interalbanian VIG' sh.a.';
  10. Projekt 'Mbi miratimin e ndryshimit të emrit të shoqërisë së brokerimit në sigurime '3B broker' sh.a.';
  11. Projekt 'Mbi miratimin e ndryshimit të strukturës aksionare të shoqërisë së brokerimit në sigurime 'Euro Broker, Broker Sigurimesh' sh.a.';
  12. Projekt 'Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime';
  13. Të tjera.

Attachments

  • Original document
  • Permalink

Disclaimer

AFSA - Albanian Financial Supervisory Authority published this content on 23 January 2021 and is solely responsible for the information contained therein. Distributed by Public, unedited and unaltered, on 23 January 2021 11:03:07 UTC